Udhëhoqi revolucionin e vitit 1974 në Portugali, ndërron jetë Otelo Savaria de Cavalho

Udhëhoqi revolucionin e vitit 1974 në Portugali, ndërron jetë Otelo Savaria de Cavalho

Otelo Saraiva de Carvalho, i cili udhëhoqi Revolucionin 'Karafil' të Portugalisë në 1974 kundër autoritarit Estado Novo, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare në Spitalin Ushtarak në Lisbonë. 

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa e quajti Otelo Saraiva de Carvalho protagonistin më të lartë në një moment vendimtar në historinë bashkëkohore portugeze. 

Kryeministri António Costa gjithashtu nderoi kujtimin e Otelo Saraiva de Carvalho, duke vlerësuar kapacitetin, përkushtimin dhe bujarinë e tij strategjike si vendimtare për një Revolucion të Karafilit "pa gjak". 

Në agim të 25 Prillit 1974, nën emrin e koduar 'Óscar', Carvalho drejtoi grushtin e shtetit kundër kryeministrit të atëhershëm Marcello Caetano dhe solli ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike përfshirë tranzicionin Portugez në demokraci dhe fundin e Luftës Koloniale Portugeze, shkruan Euronews

Ngjarja fitoi pseudonimin  Revolucioni i Karafilit pasi demonstruesit ofruan karafila për ushtarët kur njerëzit dolën në rrugë për të festuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy