Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare i ftuar në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me shpenzimet në Universitete duke u shprehur se më shumë para shkojnë për roje se sa për kërkime shkencore.
Ai tha shpenzimet e universiteteve duhet të shkojnë për vetë studentët pasi siç ai shprehet është për të ardhur keq që sot studentët e inxhinierisë apo informatikës nuk kanë kompjuterë për të shkruar gjuhën e programimit, por përdorin akoma fletoret. Sipas tij, nuk shkon asnjë shpenzim për të rikonstruktuar laboratorët dhe auditorët.
Gjatë punës që ne kemi bërë me mbledhjen e të dhënave për të paraqitur këtë raport monitorimi, universiteti i Tiranës ka qenë ai që s’ka vendosur kontrata në dispozicion gjë e cila të kufizon më pas që ti të bësh një analizë analitike për të parë se ku shkojnë këto shifra, cilësinë e produkteve apo të mirave, gjë e cila të kufizon më pas se ku shkojnë këto shifra produkt i të mirave nduke mos na lejuar për tu futur më në detaje. Pastaj ajo që mund të bjerë në sy janë orenditë dhe pajisjet e zyrave për të cilat Universiteti Tiranës ka shpenzuar shumë para për ruajtjen e ndërtesave, shumë e cila shkon 380 mijë euro të shpenzuara për objektet e zyrave. Ato janë objekteve të veçanta në listë dhe duhet të ketë siguri, por ajo që ne mund të themi është se universitetet me ato fonde të shumta që mbledhin nga studentët nuk kanë pse të shkojnë kaq shumë për sigurinë e godinave.
I pyetur se cilat janë ankesat studentëve, Vjerdhi tha se nuk rikonstruksionohen laboratorët dhe auditorët, ndërsa theksoi se nga totali shpenzohen vetëm 0.2% për kërkimet shkencore.
Sa i takon metodologjisë kemi ndjekur një traditë ku monitorohen transaksionet e thesarit dhe monitorohen kontratat. Sa i takon studentëve ajo çka kërkojnë sot ata mendoj se duhet që këto shpenzime dhe tarifat e tyre që ata paguajnë duhet të shkojnë tek studentët nëpërmjet rikonstruksioneve të sallave, auditoret, laboratorët. Është për të ardhur keq që studentët e inxhinierisë apo informatikës gjuhën e programimit e shkruajnë akoma në fletore se mungojnë kompjuterët. Janë pikërisht element që mbeten të lartë në të gjitha universitetet dhe ajo që është për të ardhur keq është se të gjitha universitetet e marra së bashku shpenzojnë vetëm 0.2% për kërkimet shkencore. këto shifra sado ligjore të jenë, por nuk janë në drejtimin që ne duhet ta shikonim universitetin sot.
Më tej Vjerdha shtoi se nuk mund të thuash se nuk ka para pasi shpenzohen gati 42 mln euro, ndërsa theksoi se duhet të ketë borde me specialistë në mënyrë që të mos ke menaxhohen fondet.
Nuk do them se nuk ka para sepse 42 mln euro shpenzohen në 7 universitete, ato janë para që rrjedhin nga tarifat e studentëve. Burimet kryesore janë pikërisht nga këto tarifa, por duhet të krijohen borde me specialistë në mënyrë që të mos keqmenaxhohen këto fonde. Ajo që ne sot duhet të shohim është se ku shkojnë këto shpenzime dhe a janë këto shpenzime të prekshme për studentët dhe pedagogët.



