Inflacioni/ Zonja: Mungon mirëmbajtja e skemave ekonomike dhe sociale. Islami: Politikat ekonomike të qeverisë janë të qëllimshme

Inflacioni/ Zonja: Mungon mirëmbajtja e skemave ekonomike dhe sociale. Islami: Politikat ekonomike të qeverisë janë të qëllimshme

Krahasuar me një vit më parë, të gjitha kategoritë e mallrave kanë pësuar shtrenjtim, duke rritur inflacionin në vend.

Lidhur me inflacionin në vend, gazetari Sebastian Zonja, në emisionin “Zgjohu me MCN”, analizoi arsyet pse sot inflacioni është më i lartë, duke theksuar mungesën e mirëmbajtjes së skemave ekonomike dhe sociale. 

Statistikisht, çmimet në Shqipëri janë më të larta se në Itali, ndërkohë që rreth 30% e pensionistëve shqiptarë marrin 100 € ose më pak në muaj.

Nëse krahasohet norma e inflacionit global, dy ngjarje madhore kanë ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë botërore, pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës, të cilat kanë tronditur zinxhirët e furnizimit dhe kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve bazë si ushqimet, nafta dhe gazi.

Merre një kilogram djathë në vitin 2020 dhe krahasoje me të njëjtin produkt në vitin 2025. 

Çmimi është rritur 100 apo edhe 200 herë më shumë, ndërkohë që pagat nuk janë rritur në të njëjtin ritëm. Inflacioni varet nga mënyra se si matet, dhe shumë vende përpiqen ta fshehin atë, në varësi të shportës që përdorin për matje. 

Mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar inflacionin është përditshmëria. Shiko sa para ke në xhep dhe shko në supermarket. Nëse sot blen më pak se dy apo tre vite më parë, atëherë inflacioni është real.

Mungon mirëmbajtja e skemës së pensioneve, si dhe e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Nga ana tjetër, avokati Zaçe Islami e drejtoi gishtin e përgjegjësisë drejtpërdrejt nga qeveria, duke deklaruar se politikat ekonomike janë të qëllimshme dhe të mirëstudiuara.

Qeveria ndjek një politikë që synon mbijetesën minimale të qytetarëve, duke i detyruar ata të ‘presin bukën dhe të harrojnë gjellën’. 

Pensionet janë artificialisht të ulëta, vetëm sa për të mbuluar nevojat minimale, me justifikimin se pensionistët kanë fëmijët në emigracion.

Politika ekonomike e ndjekur ndër vite nuk ka ndryshuar thelbësisht, Sali Berisha dhe Edi Rama janë njësoj në këtë drejtim.

Do vazhdoj akoma me tepër thellimi i varfërisë në këtë vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy