Sulmet kibernetike, Gogu: Hakerat depërtuan në disa sisteme, por jo në ato me rëndësi strategjike

Sulmet kibernetike, Gogu: Hakerat depërtuan në disa sisteme, por jo në ato me rëndësi strategjike

Deputeti socialist Toni Gogu, njëherësh anëtar i Komisionit të Sigurisë kombëtare, shpjegon arsyen se pse në mbledhjen e fundit ku zhvillua një seancë dëgjimore me drejtoreshën e AKSHI-t, u mbajt sekret raporti për sulmet kibernetike kur analizën teknike e bëri Microsoft.

Ai tha se ndodhemi në një luftë dhe në luftë duhen marrë vendime të mençura dhe të urta për kombin dhe vendin.

Duke folur në një lidhje me studion e lajmeve të MCN, Gogu deklaroi se jemi të sulmuar nga iranianët, në mënyrë të pabesë dhe të padrejtë, në përpjekjen më të madhe për të ndërtuar shtetin dixhital dhe bashkëkohor, ndryshe nëse do ishim në letra nuk do kishte se çfarë të sulmohej.

Është kompetencë e komisionit që të vendosë se cilat çështje duhet të dalin dhe cilat janë kompetencë dhe që të jenë të mbyllura.

Në raportin e shtetit dhe Microsoft, është i mjaftueshëm ai informacion për të shuar qoftë kureshtjen gazetareske, por edhe qytetarët për të thëne se jemi në sulm dhe jemi në bashkëpunim me aleatët për të kthyer sistemet.

Besoj se kjo është gjithë narrativa që është pas vendimit qe kemi marrë, çfarë mbetet sekret dhe çfarë na detyron ligji të rrijë aty.

Informacioni që mund të jap si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, është ky, sulmi ka qenë i tillë që hakerat iranianë kanë depërtuar në disa sisteme, jo në sistemet jetike dhe të rëndësisë strategjike, por në një grup sistemesh dhe dëmi i shkaktuar ka qenë i rikuperueshëm.

Në sistemet e pagesave nuk kanë mundur dhe shumë sistemeve të tjera. Sa i takon sistemeve ku kanë hyrë dhe kanë nxjerrë informacione aty dhe këtu, por pa asgjësuar, janë dëme që bëhen gjithmonë në një luftë dhe partnerët tanë, qoftë të NATO-s apo të tjerë që janë në luftën kibernetike i kanë hasur para nesh.

I pyetur nëse ka ndonjë projekt për ndryshimin e kartave të identitetit të shqiptarëve siç kanë sugjeruar ekspertët e kibernetikës, deputeti socialist deklaroi se Komisioni i Sigurisë nuk është vënë në dijeni për diçka të tillë.

Ndërsa sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili ka folur për blerjen e 6 dronëve nga Turqia, tha se nuk është në dijeni të termave të kontratës, pasi datat dhe detajet janë të përcaktuara në kontratën ku përfaqësohet Autoriteti i Mbrojtjes Civile.

Ajo që mund të them është se me zi po i presim për të rritur nivelet dhe muret e sigurisë kombëtare, jam i sigurt që sapo të mbërrijnë do të jenë pjesë e sistemit tonë të mbrojtjes kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy