Një nga të arratisurit më të kërkuar të FBI-së është arrestuar në Uells. Daniel Andreas San Diego, 46 vjeç, ishte në listën e “terroristëve më të kërkuar” të FBI-së për gati dy dekada për përfshirjen e tij në dy shpërthime në San Francisko në vitin 2003.
FBI kishte ofruar një shpërblim deri në 250 mijë dollarë për informatorin që çonte drejtpërdrejt në arrestimin e tij duke e konsideruar një person të rrezikshëm dhe të armatosur.
Ai u arrestua të hënën në një pronë në një zonë rurale pranë pyjeve në zonën Conwy të Uellsit verior nga oficerë specialistë nga njësia kombëtare e ekstradimit të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).
Oficerët u mbështetën nga policia kundër terrorizmit dhe policia e Uellsit të Veriut, tha një zëdhënës i NCA.
Arrestimi u bë me kërkesë të autoriteteve amerikane, të cilat kërkojnë ekstradimin e San Diego-s, i cili është shtetas amerikan, për t’u përballur me akuzat në vendin e tij.
Ai u paraqit në gjykatën e magjistraturës së Westminsterit të martën kur filloi procedurat e ekstradimit, dhe më pas u dërgua në paraburgim.
Sipas posterit të FBI-s, më 28 gusht 2003, dy bomba shpërthyen afërsisht një orë larg njëra-tjetrës në kampusin e një korporate bioteknologjike në Emeryville.
Më pas, më 26 shtator 2003, një bombë e lidhur me gozhdë shpërtheu në një korporatë produktesh ushqimore në Pleasanton.
San Diego u padit në gjykatën e qarkut të SHBA, Kalifornis në korrik 2004 për përfshirjen e tij të dyshuar në këto krime.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se, “Arrestimi i Daniel San Diego-s pas më shumë se 20 vitesh si i arratisur për dy sulme me bomba në zonën e San Franciskos tregon se sado kohë të duhet, FBI do t’ju gjejë dhe do t’iu kërkojë llogari”.



