Fierakja nga Anglia e pasionuar pas gatimeve: Recetat tradicionale i realizoj për të motivuar të rinjtë në gatime

Fierakja nga Anglia e pasionuar pas gatimeve: Recetat tradicionale i realizoj për të motivuar të rinjtë në gatime

Klodiana nga Fieri që tash e sa vite jeton në Angli, ka vazhduar dhe atje me gatimet tradicionale shqiptare.

Përmes rrjeteve sociale dhe postimeve të recetave të saj, në një intervistë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo tha se recetat tradicionale të gjyshes dhe të nënës së saj i realizon për të motivuar të rinjtë që të mësojnë gatimet tradicionale.

Unë videot i zgjedh së pari për faktin se unë kam vetë një sy kritik dhe nëse nuk më pëlqen vetë, nuk e postoj. Këto gatime në fakt janë pëlqyer dhe janë kërkuar nga njerëzit sepse janë bërë me shumë dashuri.

Janë p.sh., kadaifi i dorës bërë nga gjyshja ime, një recetë tradicionale që e bënte gjyshja ime dikur dhe unë e shikoja me ëndje, dhe receta e dytë nga mami im, që është revani e pjekur në saç që mamaja ime vazhdon e bën akoma e bën niseshtenë nga gruri dhe ka një shije të veçantë.

Frymëzimi ndërkaq për të postuar ka më ka ndihmuar fillimisht goca e cila më pak më ka dhënë tikTok-un dhe me ka mësuar si ti saktësoj video, ti montoj.

Qëllimi im është që ti mësoj të rinjtë të gatuajnë dhe ti përvetësojnë recetat tradicionale, këto video u hyjnë shumë në punë besoj.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy