Duraj: PS do konsensus për Presidentin, serioziteti i procesit do çojë në përzgjedhje selektive

Duraj: PS do konsensus për Presidentin, serioziteti i procesit do çojë në përzgjedhje selektive

Deputeti socialist Laert Duraj, zbulon tre propozimet e tij për President, ndonëse nuk jep emrat e tyre, por thotë prerazi se nuk janë deputetë.

Për MCN Tv, ai tha se propozoi tre persona nga bota akademike, por me qasje politike dhe në një moshë relativisht të pjekur.

Partia Socialiste i ka dhënë provat se edhe pse i ka numrat, do konsensus. Nga negociatat përmend Presidentin Moisiu, i cili ka qenë i pakritikueshëm, ne i kemi dhënë provat njëherë dhe pse mos ti japim edhe kësaj here. Në fund mendoj se do jetë një person i lidhur me politikën por me një lloj qasje mbi palët.

Lidhur me negociatat parlamentare, tha se procesi kalon në parlament dhe me grupet parlamentare është gjëja më normale që të diskutohet.

Ai e cilësoi si proces të duhur negociatat, ku sipas tij, kërkon një lloj ceremonialiteti për zgjedhjen e Presidentit, dhe që i jep një lloj rëndësie procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Disa presidentë janë zgjedhur last minutë. Por gjithë ky proces mua më le një shije të mirë. Gjithë ky seriozitet do çoj një përzgjedhje selektive.

Mundësinë për zgjedhjen e një Presidenti nga populli e përjashtoi, duke përmendur edhe nevojën për ndryshime kushtetuese.

Lidhur me qëndrimin e grupit parlamentar socialist për deputetin Orlando Rakipi, pasi i ati Aqif Rakipi, ish-deputet i PS, u shpall non grata, foli për qëndrim konstant.

Përgjegjësia është individuale në rastin konkret për Ornaldon dyshoj se është një person që nuk përmendet, mendoj që ne do qëndrojmë besnik asaj që kemi thënë gjithmonë, qëndrimet dhe përgjegjësitë janë personale.

Sa i takon reformës zgjedhore dhe përfshirjes së votës së emigrantëve, deputeti socialistë tha se mbeten për tu parë teknikalitetet që do të përdoren.

Qasja jonë është pro votës së emigrantëve por duhet edhe konsensusi i opozitës. Ka shumë burokracira dhe etapa që duan edhe procesin e opozitës për t’u jetësuar. Ftoj opozitën të mos humbë asnjë minutë kohë për këtë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy