Vrau 39-vjeçarin me armë zjarri në Tropojë dy ditë më parë, arrestohet autori

Vrau 39-vjeçarin me armë zjarri në Tropojë dy ditë më parë, arrestohet autori

Policia e Tropojës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan dy  ditë më parë.

Në prangat e policisë ka rënë F. M., 33 vjeç.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, 33-vjeçari vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy