Duhani është i dëmshëm? Adele mendon ndryshe

Duhani është i dëmshëm? Adele mendon ndryshe

Diva e këngës britanike, Adele, është ‘pronare’ e disa prej baladave më të dëgjuara të ditëve të sotme, por është e bindur se aftësitë e saja vokale janë dobësuar që kur e ka lënë duhanin.

Këngëtarja e ka lënë duhanin para pesë vitesh, pasi kishte zgjedhur një mënyrë të shëndeteshme të të jetuarit, por tani është penduar për vendimin që ka marrë.

“Njerëzit që kanë zërin më të mirë, gjithmonë konsumojnë duhan. Unë hoqa dorë nga cigaret dhe jam e bindur se ky vendim ma ka dobësuar zërin”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka sqaruar se tani e ka shumë të vështirë që t’i arrijë notat e larta, të cilat dikur i ka arritur me lehtësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy