Rama-votuesve: Na jepni mundësinë të bëjmë shtet pa e ndarë administratën në copa

Rama-votuesve: Na jepni mundësinë të bëjmë shtet pa e ndarë administratën në copa

Kryeministri Rama thotë se e vetmja mënyrë për të përmbushur reformat e nisura është që PS-ja të qeverisë vetëm pas 25 qershorit. Në komunikimi javor me qytetarët, Rama tha se kjo është në dorë të votuesve.
“Administrata publike është kthyer në një tepsi, ku partitë e vogla kërkojnë të marrin një copë sa më të madhe për të punësuar militantët e tyre, pa u shqetësuar për mbarëvajtjen e institucionit. Ju keni në dorë që me votën tuaj në 25 qershor, ta përmbysni këtë tepsi dhe të na jepni mundësinë të vazhdojmë rrugën e reformave që kemi nisur, drejt të bërit shtet", tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se pas 25 qershorit nuk do të ketë bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, ndërsa tha se nuk ekziston asnjë komplot ndaj partive të vogla.

“Mos i dëgjoni fjalët për bashkëqeverisje me PD dhe komplot ndaj partive të vogla, asgjë nuk është e vërtetë. Në pjesën e parë bëmë shumë, por në pjesën e dytë do të bëjmë shumë më shumë”, tha Kryeministri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy