Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos është shpallur qytetar nderi në Prevezë të Çamërisë. Kryetari i komunës së Prevezës e përshkroi vendimin unanim të Këshillit Bashkiak për të deklaruar Anastasin si qytetar nderi një akt të thellë dhe kuptimplotë. Lajmin e ka publikuar gazeta më e madhe në Greqi, Ekathimerini, e cila shkruan se ceremonitë festive mbahen pasditen e së enjtes.



