Fatmir Xhafaj në Zululand: Edhe në maxhorancë ka njerëz që nuk e duan reformën, por nuk kanë se ç’bëjnë. Reformën më mirë të mos e bëjmë se sa ta bëjmë ashtu si do PD-ja

Fatmir Xhafaj në Zululand: Edhe në maxhorancë ka njerëz që nuk e duan reformën, por nuk kanë se ç’bëjnë. Reformën më mirë të mos e bëjmë se sa ta bëjmë ashtu si do PD-ja

Sonte në Zululandin e Mustafa Nanos ishte ftuar Fatmir Xhafaj, kreu i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi. Nano i kërkoi Xhafajt të dinte se si kish lindur ideja e reformës, dhe ky i fundit u përgjigj duke thënë që “reformimi i drejtësisë është tentuar të bëhet nga PS-ja qysh në kohët që ishte në opozitë, por atëherë procesi ngeci pa filluar. Pas ardhjes në pushtet, me mbështetjen e Brukselit, ne iu vumë punës për të bërë një reformë të thellë, shumë më të thellë se sa ajo që kishim menduar.”

 

 Xhafaj nënvizoi faktin se reforma është nisur nga PS-ja, gjë që duket te fakti që ambasadorët Vlahutin e Lu, që po e mbështesin fort atë, kanë ardhur në Tiranë pasi kjo reformë kish filluar. Për Lu-në, ai tha se “ishte i prirur të besonte se në Washington, para se ta nisnin për në Tiranë, i kanë bërë me dije që misioni i tij më i rëndësishëm si ambasador i Shba-ve në Shqipëri do të ishte reformimi i sistemit të drejtësisë”.

 

Nano lexoi në studio se çfarë thotë rekomandimin 88 i Venecias, pas të cilit është kapur opozita në refuzimin e saj, por Xhafaj tha se “maxhoranca është e vendosur që në këtë pikë të mos lëshojë pe”. “Partitë nuk do të lejohen të kenë dorë në emërimet që do të bëhen në strukturat ekzistuese apo të reja të sistemit të drejtësisë. Maxhoranca për këtë është e vendosur. Është më mirë që reformën të mos e bëjmë fare se sa ta bëjmë ashtu si e kërkon PD-ja, duke u dhënë partive një rol në emërime.” Ia bëri ai. Nano bëri vëzhgimin që disa zëra që kanë folur për arrestime të mundshme pas miratimit të reformës, e kanë acaruar klimën mes maxhorancës e opozitës në këtë diskutim, dhe Xhafaj, pasi ra dakord se këta zëra nuk kanë ndihmuar në procesin e reformës, u shpreh se “edhe brenda maxhorancës ka njerëz që tremben prej reformës e që do donin të mos e jepnin votën në favor të saj. Por nuk kanë se nga të lëvizin.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy