Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, shkrimtari Primo Shllaku tha se janë njerëzit e standardit dhe establishmentit që shohin me sy të keq gegënishten.
Shllaku tha se shqipja duhet hapur dhe shprehu bidnjen që tani që kontaktet janë shpejtuar do të ndodhin mrekullitë e gjuhës shqipe.
Lëre gjuhën të eci dhe të tregojë tendencat e saj, mos ia shtjer kryet në vrimë! Kemi shkrimtarë shumë të mirë që janë përkthyer. Çapaliku ka një trilogji ‘Secili çmendet sipas mënyrë së vet’. Ata që e shohin gegnishten me sy të keq janë njerëzit e standardit. Duhet hapur shqipja! Në epokën ku jetojmë ne... Pardje kam ardhur prej Gjinokastrës. Sikur të ishim në kohën e standardit sa kohë do më duhej të vija prej Gjinokastrës?! Në sa vende do nxirrja pasaportën?! Tani që kontaktet janë shpejtuar jo vetëm prej biznesve dhe lëvizjeve të popullsisë, por tani do të ndodhin mrekullitë e gjuhës shqipe. Gjinokastritët e vjetër i thonë Gjinokastër, sepse ka lidhje me Gjin Bue Shpatën. Mandej doli legjenda e Argjirosë. Është sistem më i vogël gramatikor dhe leksikor toskërishtja. Po të ishte evendosur gegënishtja, toskërishtja do hynte brenda. Do presim verdiktin e vet gjuhës, të vet shqipfolësve. Establishmenti konservator që lidhet me 1972-shin nuk do debate. Do që ta vendosë shoqërinë para faktit të kryer”.



