“Në jetë të jetëve”, një libër për procesin e Nurembergut (VIDEO)

“Në jetë të jetëve”, një libër për procesin e Nurembergut (VIDEO)

Një libër mbi procesin e Nurembergut, në të cilin shkrihen në një letërsia dhe historia, vjen për herë të parë për lexuesin shqiptar. Ish-zëvendësprokurori i përgjithshëm i Rusisë, Aleksandër Zviagincev, sjell në shqip “Në jetë të jetëve”, një roman i bazuar në burime dokumentare të cilat i përkasin procesit më të madh të njerëzimit, që pasoi Luftën e Dytë Botërore.

Letërsia dhe historia, dy pasione të hershme të autorit, të cilave më pas iu bashkua edhe përvoja si jurist, i kanë hapur rrugën një numri të madh librash mbi procesin e Nurembergut.

Kam shkruar mirë për 10 vite, kam shkruar në mënyrë të sukesshme. Dhe pas 10 vjetësh u bëra jurist. Pas një periudhe 10-vjeçare që shkruaja, pas fillova profesionin si jurist, kuptova që ishte vërtet mirë t’i bashkërendoja të dyja. Dhe në shkollë kam qenë kryetar i dy rretheve: letërsisë dhe historisë. Puna në prokurori më ka ndihmuar në të njëjtën kohë, por edhe kam pasur kohë për bërë emisione në radio por edhe në televizion. Kam shkuar libra të ndryshëm apo artikuj. Kur mbarova punën time në fushën juridike, pata më shumë kohë për t’u marrë me shkrimin e librave”, thotë Zviagincev për Tema TV. 

Libri që flet shqip falë përkthimit të Jorgji Doksanit i vendos ngjarjet në Nurembergun e pasluftës, kur pritej të niste procesi gjyqësor më i rëndësishëm në histori, i krerëve të Rajhut të rrëzuar. Në këtë qytet, kundërzbulimi në fshehtësi lufton kundër atyre që përpiqen me çdo mënyrë ta pengojnë dhënien e dënimit ndaj ish-krerëve të nazizmit. Në faqet e romanit, përveç akuzuesve kryesorë: Roman Rudenkos të Bashkimit Sovjetik dhe Robert Xheksonit të Shteteve të Bashkuara, para lexuesit dalin edhe shumë personazhe të tjerë historike, si krerët e Rajhut të Tretë, yjet e kinemasë së asaj kohe, Stalini dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt Molotovi, Beria e Vishinski. Fakte të panjohura më parë, të mbledhura falë punës kërkimore të autorit, i cili i ka kushtuar studimit të Procesit të Nurembergut shumë vite të jetës së tij, dalin herë pas here në roman.

Autori lë të hapur mundësinë që libri të pasohet nga një vëllim i dytë.

“Puna ime vazhdon në mënyrë që unë të mbledh akoma materiale që të shkruaj librin tim të ardhshëm për procesin e Nurembergut. Ndoshta mund të jetë edhe vazhdim i këtij romani. Mund të jetë vëllimi i dytë i tij”, përfundon autori.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy