Moti i keq/ Radhë të gjata mjetesh dhe vështirësi qarkullimi në aksin Përrenjas-Qafë Thanë

Moti i keq/ Radhë të gjata mjetesh dhe vështirësi qarkullimi në aksin Përrenjas-Qafë Thanë

Moti i keq me reshje bore ka sjellë radhë të gjata mjetesh dhe vështirësi në qarkullim në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.

Ndërkaq është rritur prania e Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t'iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aksi rrugor "Librazhd-Qafë thanë" është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Në një njoftim për mediat Policia bën me dije:

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.  Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy