Polonia del nga Konventa kundër Dhunës ndaj Grave

Polonia del nga Konventa kundër Dhunës ndaj Grave

Polonia bën një kthesë sa i takon barazisë gjinore. Pas fitores së Andrzej Duda në zgjedhjet presidenciale, ekzekutivi i Varshavës njoftoi këtë të shtunë se do të fillojë procedurën e largimit të vendit nga konventa ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Marrëveshja ndërkombëtare u nënshkrua në Stamboll nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Polonia është anëtare që prej vitit 2015, kur konservatorët liberalë pro-evropianë të Platformës Obyëatelska, partia e Donald Tusk, ishin akoma në pushtet.

Vendimi u njoftua nga vetë ministri i Drejtësisë, Zbignieë Ziobro, i cili në partinë PiS (Ligj dhe Drejtësi, partia me shumicë sovrane, e cila u kthye në pushtet në fund të 2015) konsiderohet si zë i ashpër. Të veçanta janë arsyet që Ziobro ka parashtruar për të shpjeguar vendimin: sipas tij, marrëveshja ndërkombëtare është frymëzuar ideologjikisht nga ideologjia gjinore dhe gjithashtu nga ideologjitë e lobit LGBTQ. Sipas tij, kjo marrëveshje "prezanton konceptin e seksit social si një koncept i kundërt me seksin natyror, biologjik". Sipas ministrit, Polonia i ka ligjet që i mbrojnë në mënyrën e duhur gratë nga dhuna. Ligjet e fundit kërkojnë, për shembull, dëbimin e menjëhershëm nga familja të çdo personi përgjegjës për dhunën në familje.

"Thjesht lexoni Shkrimet e Shenjta për të ditur që një grua nuk rrihet, nuk ka nevojë të aderoni në ndonjë kongres të nxitur nga ideologjitë e shtrembëruara", thotë ministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy