Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, tha gjatë konferencës për media me kryeministrin Rama, se reforma në drejtësi është gur themeli i procesit të integrimit europian në Shqipëri.
“Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave të cilat janë miratuar, por natyrisht edhe tek përshpejtimi i konfirmimit të gjithë reformave të tjera, e në vecani të reformës në drejtësi, të cilën e mbështes tërësisht vet, sepse është edhe gur themeli i procesit të integrimit euriopian. Më lejoni të them që ecuria për grup-kapitullin themelor është shumë i rëndësishëm sepse me atë u hapën dhe do mbyllen negociatat”, tha komisionerja Kos.
Kjo e fundit tha që “kur të përfundojmë procesin e negociatave unë do të ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë, do arrij malin e Korabit”.
Ndërkaq kryeministri Rama, në fjalën e tij u shpreh:
“Takohemi në një moment kur jemi krenar për atë që kemi bërë, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë njëherë e mirë, por që duhet fituar çdo ditë, është mbështetja e BE, që jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë sepse duam të bëhem pjesë e saj, e dimë që nuk ka alternativë tjetër”.



