Dita e sotme do të vijojë të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara në pjesën më të madhe të territorit por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin Verior dhe Verilindor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C



