Sëmundja misterioze në Havanë, preket një tjetër diplomat kanadez

Sëmundja misterioze në Havanë, preket një tjetër diplomat kanadez

Një diplomat tjetër kanadez në Havanë është diagnostikuar me sëmundjen misterioze, që ka prekur disa zyrtarët amerikanë dhe kanadez të vendosur në Kubë që prej vitit 2016. Rasti e çon në 13 numrin e diplomatëve dhe familjarëve të tyre të prekur nga kjo sëmundje, raporton AFP.

Një zyrtar i lartë i qeverisë kanadeze tha se simptomat janë të njëjtat me ato të paraqitura te të prekurit e tjerë.

Autoritetet amerikane dhe kanadeze kishin dyshuar fillimisht për një sulm me një lloj arme akustike, që çoi në tensione ndërmjet Uashingtonit dhe Havanës.

Por nga kryeqyteti kanadez, më vonë u tha se kjo është “e pamundur”.

Mjekët dhe zyrtarë amerikanë kanë thënë se bëhet fjalë për një “lloj të ri të dëmtimit të mundshëm të trurit”.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë: marrje mendsh, lodhje, dhimbje koke, komplikime në dëgjim, humbje e ekuilibrit dhe paaftësi në përqëndrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy