Jack Russell, është një qen i cili ka fituar zemrat e të gjithë ukrainasve pasi që nga 24 shkurti ka pastruar zonat e Chernihiv-it nga minat.
Sipas autoriteteve lokale në vetëm një ditë Jack Russell Terrier ndihmoi skuadrat e bombave të gjenin 262 objekte shpërthyese të mbetura në tokë nga trupat ruse.
Qeni punon me pronarin e tij i cili fillimisht e kishte marrë si kafshë shtëpiake, një dhuratë për djalin e tij. Kur njësia e pastrimit të minave arrin në një vend me interes, qeni, i cili ka mësuar të njohë erën e barutit, vrapon dhe leh për të sinjalizuar praninë e një rreziku përpara se të niset për të gërmuar.



