Jeruzalemi/ SHBA kërcënon për rezolutën në OKB: Do t’i mbajmë shënim ata që na dalin kundër

Jeruzalemi/ SHBA kërcënon për rezolutën në OKB: Do t’i mbajmë shënim ata që na dalin kundër

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB ka lëshuar një mesazh me tone kërcënuese pas para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën do të votohet një mocion kundër vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.

Në një mesazh në “Tuiter”, Nikki Haley, shprehet se SHBA-të do të mbajnë shënim emrat e atyre që votojnë kundër vendimit.

“Në OKB na kërkojnë gjithmonë të bëjmë më shumë e të japim më shumë. Pra, kur marrim një vendim, me vullnetin e popullit amerikan, se ku duhet ta vendosim ambasadën tonë, nuk presim të na vënë në shënjestër ata që i kemi ndihmuar. Të enjten do të mbahet një votim që kritikon zgjedhjen që ne kemi bërë. Do të mbajmë shënim emrat”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim të kujton atë të përfaqësueses amerikane pas votimit në Këshillin e Sigurisë, ku SHBA-të u gjendën përballë 14 vendeve të tjera anëtare, por e bllokuan rezolutën vetëm falë forcës së vetos. Haley deklaroi atëherë se “kjo është një fyerje që nuk do ta harrojmë”.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë nesër në një sesion të jashtëzakonshëm rezolutën që dënon vendimin e Uashingtonit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, që u pasua me rritjen e tensioneve në rajon.

Për t’u aprovuar, kjo rezolutë kërkon një maxhorancë prej 2/3 e votave. Në Asamblenë e Përgjithshme nuk ka vende që kanë të drejtën e vetos, por ky organ nuk mund ta bëjë rezolutën të detyrueshme.

Votimi rrezikon të izolojë SHBA-të për herë të dytë pas atij të Këshillit të Sigurimit, ku rezoluta e kërkua nga Egjipti. / La Repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy