
Avokati Sokol Hazizaj në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar dërgimin nga SPAK në GJKKO të dosjes partizani ndërsa ka ngritur akuzën e korrupsionit për ish-kryeministrin Berisha.
Ai u shpreh se procesi është i nxituar dhe disbalancon karakterin midis pushteteve. Sipas tij Kushtetuta ua ka dhënë të drejtën votuesve dhe si mundet tani të hetohet një akt që vetë ajo ua ka dhënë si atribut.
Ky vendim vjen në kundërshtim me parimet me të cilat ngrihet pavarësia e pushteteve, pra në fund të fundit, qeveria shqiptare, këshilli ministrave, kuvendi i shërben qytetarëve shqiptarë ndryshe nga ç’i shërben organi hetimit, ndryshe nga gjykatat dhe prokuroria, pra disbalancon karakterin midis pushteteve në Shqipëri dhe jo vetëm kaq, por pastaj në konkluzion ajo çka mua më intrigon të them është nëse ka pasur kallëzim nga ndonjë qytetar që i janë cenuar interesat, a ka pasur kallëzim që kanë qenë në mënyrë të paligjshme apo bien në kundërshtim me ligjin.
Ne kemi problem të madh që merr sa pamje politike por nuk duhet interpretuar në vështrimin ligjor-penal. Keni dëgjuar ndonjëherë të hetohet ndonjë lider politik që fiton zgjedhjet në bazë të procesit të legalizimit, që në themel është të ligjërosh të paligjshmen. Kushtetuta e Shqipërisë ja ka dhënë si autribut votuesve për të vendosur, sot ne jemi njoftuar se kjo çështje ka shkuar në gjykatën e hetimit paraprak, si mundet tani të hetohet një akt që vetë ajo ua ka dhënë si atribut.
SPAK ka njoftuar më parë median sesa subjektin e proceduar, pra kjo tegon se strukttura e posacme i jep hije politike procesit. Pastaj vijmë te subjekti Berisha, ai është 80 vjeç, si mundet ta çosh në kufijtë e moshës me çfarë rezultatesh do dalësh nga ky proces sepse ai kërkon kohë të ulesh dhe të gjykosh. Kompetencat e hetimit paraprak janë që te pushimi i çështjes deri te kthimi për hetim si pasojë e reformës në drejtësi, kështu që i ka të gjitha kompetencat GJKKO për ta kthyer në hetim, për ta çuar në gjykim dhe deri për ta pushuar atë.



