
Pas shumë kurioziteti dhe pritjeje, është zbuluar surpriza e madhe e këtij sezoni në “Zgjohu me MCN”. Krahas Romina Braho-s, që rikthehet si moderatore dhe autore e programit, çdo mëngjes në ekran do të shfaqen edhe moderatorja Krisa Caushi dhe këngëtari Tiri Gjoci, çifti i njohur televiziv që ka fituar simpatinë e publikut shqiptar.
Ky kombinim i veçantë premton të sjellë një atmosferë unike ku për herë të parë, një çift i njohur në jetë dhe në art do të jetë në drejtimin e një emisioni të përditshëm.
Kjo risi pritet të sjellë freski dhe një atmosferë ndryshe, duke shënuar një hap të ri në televizionin shqiptar.
“Zgjohu me MCN” pritet të nisë në datën 8 shtator dhe produksioni ka premtuar një sezon më të gjallë se kurrë, me rubrika të reja, ritëm dinamik dhe surpriza që do të mbajnë shikuesit të mbërthyer pas ekranit të Mcn Tv.



