Ishte shpallur në kërkim për “Përndjekje”, arrestohet 43-vjeçari në Roskovec

Ishte shpallur në kërkim për “Përndjekje”, arrestohet 43-vjeçari në Roskovec

Policia e Roskovecit ka vënë në pranga një 43-vjeçar me iniciale A.Ç pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekje.

Po ashtu bëhet me dije se një 27-vjeçar me iniciale A. Xh., është proceduar në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit në çantën e tij i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël kanabisi.

Njoftimi: Roskovec/ Vihet në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Roskovec, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. Ç., 43 vjeç, banues në Roskovec, pasi, për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin e datës 23.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përndjekja".Ky shtetas iu dorëzua DVP Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh., 27 vjeç, banues në Darëzezë, Fier, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy