Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi arrestimin e deputetit Alqi Bllakos, mirëpo mandati i të zgjedhurit e pengonte një hap të tillë.
Ndërsa pasditen e së mërkurës Bllako dorëzoi në Kuvend mandatin e deputetit për të mos u bërë pengesë për drejtësinë, duket se arrestimi i tij është çështje orësh.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër zyrtare Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, për ta informuar për gjendjen e Bllakos lidhur me mandatin e tij.
Nikolla shkruan se Alqi Bllako nuk është më deputet, pasi ka dorëzuar kërkesën për heqjen dorë nga mandati, duke cituar nenin e Kushtetutës se “mandati i deputetit mbaron, kur heq dorë nga mandati”.
SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, për kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.



