
Vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen gradualisht në territor; më të shpeshta në zonat lindore-juglindore ku priten shira të përkohshëm.
Në mbrëmje dhe gjatë natës moti rikthjellohet thuajse në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pritet të ruajnë vlera termike thuajse konstante gjatë mëngjesit edhe mesditës.
Era do të vijojë të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.



