Vaksina anti-Covid e Oxford-AstraZeneca-Irbm e cila do të tregtohet dhe shpërndahet, pas miratimeve të nevojshme rregullatore, ka një efikasitet prej 90% sipas të dhënave të paraqitura sot nga kompania prodhuese.
U testuan dy skema të ndryshme administrimi në provën e fazës 3.
Regjimi më i mirë, me një efikasitet të barabartë me 90% dhe tolerancën maksimale për të moshuarit, është ai që parashikon injektimin e gjysmës së dozës dhe përforcuesin me një dozë të plotë pas një muaji. Ky është regjimi i vaksinave që do të konsiderohet për tregëtim.
Regjimi i dytë tregoi një efikasitet prej 62% dhe do të parashikonte administrimin e dy dozave të plota me një muaj diferencë nga injektimi i parë.
Gjithashtu u krye një analizë e kombinuar e të dy skemave, e cila dha një efikasitet mesatar të vaksinës prej 70%.
Rreth 200 milion doza vaksinash të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit do të jenë në dispozicion në të gjithë botën deri në fund të vitit 2020 dhe prodhimi do të arrijë 700 milion doza deri në Marsin e ardhshëm.
Kjo u deklarua gjatë një konference me video nga Pam Cheng, nënkryetar i gjigantit farmaceutik AstraZeneca, partner i universitetit britanik së bashku me Irbm të Pomezia, , duke shpejguar se në vitin 2021 do të jetë e mundur të ndahen nga 100 në 200 milion doza në muaj për tregun ndërkombëtar.
Britania e Madhe tashmë ka rezervuar 20 milion doza nga vaksina e Oksfordit deri në fund të vitit, dhe 70 milion të tjera deri në pranverë.



