Kostoja e fshehur e rinisë së përjetshme

Kostoja e fshehur e rinisë së përjetshme

Thellë në pyjet e Gjermanisë, të strehuara mirë në zgavrat e lisave, jetojnë një mori milingonash që kanë zbuluar rininë e përjetshme. Punëtore të lindura, ato nuk bëjnë shumë punë. Ditët i kalojnë të përgjumura rreth folesë, ku miliongonat e tjera i rrethojnë me “dhurata” ushqimore. Fizikisht, mbeten në adoleshencë, me guaskat e buta dhe nuancën ngjyrë kafe të hapur. Edhe aroma e tyre është më intensive, çka i bën ato më të dashura për të tjerët. Ndërsa motrat e tyre, të cilat kanë gjenom pothuajse identik, vdesin brenda disa muajsh nga lindja, këto insekte sfidojnë vdekjen dhe jetojnë për vite e vite.

Quhen Temnothorax dhe sekreti i rinisë së tyre janë krimbat e shiritit - parazitë të strehuar në barkun e tyre, që në mënyrë paradoksale zgjasin e gjallesave ku strehohen.

Partneritete të tilla, që zgjasin jetën, janë vënë re te mikrobet dhe insektet si grerëzat, brumbujt dhe mushkonjat. Por ajo që përjetojnë këto milingona është më ekstreme se çdo gjë që ka ndodhur më parë, thotë Susanne Foitzik, një entomologe në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz, në Gjermani, e cila studion milingonat dhe krimbat e tyre shirit. Milingonat e infektuara Temnothorax jetojnë të paktën tre herë më shumë se milingonat e tjera, dhe ndoshta shumë më tepër, thuhet në një studim të botuar sot në Royal Society Open Science. Ato mund të jetojnë deri në 20 vjet.

"Disa parazitë të tjerë zgjasin jetëgjatësinë," shpjegon për The Atlantic, Shelley Adamo, eksperte parazitësh në Universitetin Dalhousie, në Nova Scotia. "Por jo si këto."

Gjithçka nis kur larvat e Temnothorax-it gëlltisin jashtëqitjet e shpendëve të infektuara me vezë shiriti. Parazitët çelin dhe e kthejnë në shtëpi barkun e milingonave të reja. Në këmbim, ata i ofrojnë strehuesit një tarifë jokonvencionale qiramarrjeje: jetëgjatësinë.

Kjo prek edhe ndërveprimin social në kolonitë e milingonave. Individët e painfektuar punojnë më shumë dhe vdesin më shpejt.

Shkencëtarët i shohin këto koloni jo si insekte të vetme, por si pjesë të ndërthurura të një "superorganizmi" gjigant. Kur një individ vepron, të tjerët rreth tij reagojnë; në një koloni, asnjë milingonë nuk mund të veprojë e vetme. Parazitët e këtyre komuniteteve zgjerojnë automatikisht shtrirjen e tyre në shumë individë në të njëjtën kohë, një efekt i valëzuar i kontrollit të mendjes që përhapet dhe përforcon pasojat e infeksionit. Megjithëse, krimbat e shiritit kishin infektuar vetëm një pjesë të milingonave Temnothorax, ata arrijnë të ndryshojnë të gjithë komunitetin e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy