
Komisioni Evropian paralajmëron Shqipërinë, se borxhi publik rrezikon seriozisht ekonominë e vendit. Në raportin e publikuar thuhet se Shqipëria duhet të përparojë me konsolidimin fiskal dhe të ulë shpenzimet. Po ashtu parashikohet ulje e të ardhurave tatimore.



