KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Durrësit, Gëzim Veizi

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Durrësit, Gëzim Veizi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të premten më 11 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Gëzim Veizi.

Procesi i vetingut për Veizin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 9 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në kriterin e pasurisë si dhe për një pamundësi financiare në shumën rreth 2 milionë lekë për gjithë periudhën e rivlerësimit.

Për pastërtinë e figurës ai u vlerësua pozitivisht.

Gëzim Veizi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy