Kapen 1.3 tonë drogë në Vlorë, do të trafikohej drejt Italisë

Kapen 1.3 tonë drogë në Vlorë, do të trafikohej drejt Italisë

Një sasi prej 1 ton e 283 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në Vlorë. Lënda narkotike është gjetur në Karaburun, në vendin e quajtur Gjiri Bristanit.

Operacioni është zhviluar falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me Guardia di Fiananza-n italiane.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në tri pika të ndryshme në pyll, në pritje për t’u trafikuar drejt Italisë. 

Njoftimi i policisë

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion të përbashkët nga toka dhe deti ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur "Gjiri i Bristanit" Karaburun, në tentativë për t'u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.

Në bazë të këtij operacioni të përbashkët, Policia ka konstatuar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.

Operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy