Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka konfirmuar se do të jetë në Vatikan me 3 shtator, në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Shenjtërimi i saj, si simbol në zemrat e të varfërve dhe si simbol i kombit tonë na bënë krenar për origjinën tonë dhe ndjenjën tonë që kemi për solidaritet dhe respekt ndaj të tjerëve.” – ka shkruar Cana në Instagram.



