Albin Kurti: Marrëveshjet e Mynihut u nënshkruan pa dijeninë time (VIDEO)

Albin Kurti: Marrëveshjet e Mynihut u nënshkruan pa dijeninë time (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar kundër marrëveshjeve që krerët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar me serbët, në takimin që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.

Më anë të një postimi në rrejtin social “Facebook” Kurti është shprehur se  marrëveshja është nënshkruar nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj, zyrtarë të cilët kanë proceduar pa u autorizuar nga qeveria e re.

Kryeministri Kurti ka theksuar se  do të analizohen të gjitha hapat e ndërmarrë nga qeveria gjatë periudhës së tranzicionit.

Albin Kurti në Facebook: “Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.”

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy