Influenceri Grines Fezollari dhe blogerja Xhodi Skura, flasin për trendet e veshjes dhe preferencat e tyre.
Fezollari tha për emisionin “Zgjohu me MCN”, se në verë kur merr ngjyrë në lëkurë, preferon të bardhat dhe të verdhën.
Kam eksperimentuar shpesh me look-un e jashtëm, me veshjen jo dhe aq. Në fillim e kam pasur të vështirë të vishja veshje uniseks.
Tashmë njerëzit kanë filluar të eksperimentojnë dhe duken më bukur.
Megjithatë pavarësisht se mund të më pëlqej një veshje, po nuk u ndjeva rehat, unë nuk dal nga shtëpia.
Ndërsa blogerja Xhodi Skura, u shpreh se i pëlqen që të eksperimentojë dhe të guxojë me ngjyrat.
Vesh nga më e forta tek më baziket. Se ngjyrat natyrale nuk ikin asnjëherë nga moda, ngjyrat e tokës. Kjo është komfort zone.
Kur dua të vesh ngjyra shumë të forta mundohem të lidh flokët dhe bëhet një lloj balance. E kuqja është ngjyra që e vesh më rrallë dhe sado që provova u ktheva në ngjyrat më neutrale.
Veshja flet për personalitetin tonë, është gjëja e parë që sheh tek çdo njeri. Duhet gjetur balancën për të folur bukur dhe pastër.
Klienti ka arritur në fazën që nuk është më një klient që shikon veshjen tënde dhe e pëlqen, por di se çfarë do.
Duhet të fillosh të kuptosh në tërësi se çfarë të shkon ty më shumë. Ka dhe njerëz që e njohin mirë që në qepje.
Nuk ka më një klient që “mund t’ia hedhësh”, siç ndodh në bizneset online.



