SPAK ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar në arrati akuzën për dosjen e dytë, ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Ahmetaj është hetuar për dosjen e inceneratorit dhe së fundmi për privatizimin e “Buka sha”.
Sipas hetimeve të SPAK ai akuzohet për shpërdorim detyre në vlerën e 7.3 miliardë lekë dëm ekonomik shkaktuar familjes Myderizi me procedurën e privatizimit të Buka sha.
Prej muajsh Ahmetaj ndodhet në arrati.
Akuza i është komunikuar në përfundim të hetimeve nëpërmjet avokatëve që përfaqësojnë Ahmetajn.
Hetimet e SPAK vazhdojnë të jenë të hapura për biznesmenin Lirim Fejzollari i cili ka investuar tek ish-prona Buka sh.a pas procesit të privatizimit.



