Raci tregon përfitimet e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë: Garanci e fortë, miratimi i dokumentit nga BE (VIDEO)

Raci tregon përfitimet e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë: Garanci e fortë, miratimi i dokumentit nga BE (VIDEO)

Analisti politik Gazmir Raci, duke folur në MCN Live mbi marrëveshjen e pritshme Kosovë-Serbi tha se Prishtina do të ketë disa përfitime pozitive.

Raci u shpreh se sipas dokumentit Serbia do të jetë e detyruar ta respektojë dhe të mos e cenojë sovranitetin e Kosovës.

Po ashtu Prishtina do të ketë një përfaqësues permanent ose të quajtur shef të misionit diplomatik dhe do t’i njihen pasaportat në Serbi.

Raci thekson se nëse dokumenti miratohet edhe nga BE, do jetë garancia më e fuqishme që Prishtina do të ketë për herë të parë në kuadër të këtij dialogu gjatë 10 viteve të fundit.

I pyetur mbi rëndësinë e vizitës së Lajçak, Raci tha:

Janë momentet e fundit të rakordimit për hartën mbi zbatimin e planit që tashmë është miratuar vetëm gojarisht. Do doja që në takimin e Ohrit, të dy kryeministrat ta thonë Po-në e tyre për dokumentin bazë, dhe më pastaj ceremonia e nënshkrimit do mund të bëhet nën prezencën e shefave të BE-së. Kosova këto vitet e fundit ka insistuar në garancione të forta, për atë që do mund të pajtoheshin në kuadër të këtij procesi dhe një mekanizëm mbikëqyrje. Pasi shteti serb njihet jo vetëm për neglizhencat, por edhe problemet në çfarë do zbatim që do të duhet ta bëj. Kosova përfundimisht i tha po planit franko-gjerman, kjo është shumë e rëndësishme për t’u evidentuar. Ka pasur shumë zëra që Kosova po e cenon partneritetin dhe fqinjësinë e mirë, ndodhi e kundërta. Serbia nuk konfirmon obligimet për të cilat janë cenuar energji për muaj dhe vite. Ky plan ka një vit që po diskutohet. Serbia është ajo që përsëri nxori probleme në finale vetëm për ta sabotuar. Po luan me kartën e raporteve të saj historike me Rusinë dhe po përpiqet të blejë kohë dhe beneficione nga komuniteti ndërkombëtar. Me sjellje hegjemone Serbia s’ka vend në BE dhe me mos njohje formale Serbia s’mund të bëhet anëtare e BE. Fatkeqësisht në Serbi s’ka shoqëri civile, s’ka opozitë pro perëndimore dhe liberale. Secila është më nacionaliste se tjetra, dhe secila rend të bëj fushatë pro Federatës Ruse. Serbia ka orvatjet e fundit për t’u përcaktuar përfundimisht, dëshiron të vazhdojë nga Perëndimi, apo...Me Federatën Ruse ka lidhje shpirtërore, sepse dy kishat janë të pandashme në aspektin ideologjik dhe emocional, për këtë arsye Serbia ka bashkëpunim vetëm ushtarak me Federatën Ruse. Është moment kritik për politikën e jashtme serbe se nga do t’ia mbajë. Kosova diti mirë t’u bëjë ballë këtyre lëvizjeve serbe, duke u rreshtruar krah SHBA dhe BE duke i thënë po planin franko-gjerman. Kjo marrëveshje nuk është përfundimtare. Serbët janë të njohur në ndryshimin e qëndrimeve dhe premtimeve për faktorin ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar është mësuar me gënjeshtrat e njëpasnjëshme të Serbisë. Po shkojmë drejt fundit të marsit. Është koha përfundimtare kur duhet të kemi dokumentin e miratuar, që pritet të miratohen nga të gjitha vendet e BE, që është garancia më e fortë”.

Lidhur me liberalizimin e vizave, ai u shpreh:

Të tjerët u shpërblyen, dhe ne edhe përkundër faktit që përmbushëm të gjitha kriteret profesionale, sërish se morëm liberalizimin e vizave. Tani jemi drejt finales për ta marrë edhe liberalizimin e vizave. 1 janari i vitit të ardhshëm është data kur ne mund të lëvizim lirshëm. Edhe marrëveshja e fundit dhe konfirmimi i Kosovës që është pro planit franko-gjerman, mendoj që ka ndikuar shumë. BE është duke menduar për Kosovën dhe po punon që edhe Kosova të jetë sa më afër BE-së”.

Teksa u ndal te roli i Albin Kurti, Raci kujtoi që ai ishte kryeministër që ndaloi mbajtjen e dy zgjedhjeve serbe në shtetin e Kosovës.  

Kurti kur erdhi si kryeministër erdhi me një qasje të re në dialog. U mundua ta mbajë deri në fund. Ishte i vetmi kryeministër që të ndalojë dy zgjedhje serbe që të mbahen në Kosovë. Krijoi një standard të ri të reciprocitetit. Ka pasur edhe sfida, por ‘po’-ja e fundit që iu tha planit franko-gjerman, konfirmon qëndrimin që aleanca me BE-në dhe SHBA-të është e palëkundshme. Mendoj që jemi në një fazë të re të dialogut, jemi në dinamika të shtuara. Kontribut ka dhënë edhe lufta në Ukrainë, që bëri që Gjermania dhe Franca të vetëdijesohen dhe të marrin përsipër një plan që në këtë fazë ia sjell Kosovës disa beneficione dhe e rrit raportin e bashkëpunimin Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura. Për herë të parë ne do kemi përfaqësues permanent, që njihen si shefa të misioneve diplomatike, dhe njohjen e pasaportave, ku në të ardhmen ne mund të udhëtojmë me pasaportat e Kosovës drejt Serbisë. Mbi të gjitha Serbia nëse i thotë këtij dokumenti po, edhe me shkrim do jetë e obliguar ta respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe të mos e cenojë, dhe mos ta cenojë siç bëri vitin e kaluar kur nisi tanket nga Rrashka dhe i nisi drejt Kosovës. Nëse dokumenti miratohet edhe nga BE, do jetë garanca më e fuqishme që do kemi për herë të parë në kuadër të këtij dialogu gjatë 10 viteve të fundit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy