Pakti PS- Rithemelimi/ Neza: Shumë komisione të rëndësishme janë lënë jashtë, opozita duhet të prodhojë aksione të tjera (VIDEO)

Pakti PS- Rithemelimi/ Neza: Shumë komisione të rëndësishme janë lënë jashtë, opozita duhet të prodhojë aksione të tjera (VIDEO)

Analisti Sami Neza në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me paktin mes PS dhe “Rithemelimit” për ngritjen e dy komisioneve atë të kontratave koncesionare në shëndetësi dhe vjedhja e të dhënave të sistemit Tims.

Ai tha se opozita dhe parlamenti duhet të zhvillojnë kontrollin qeverisës, ndërsa theksoi se ende nuk është përcaktuar gjerësia e kësaj marrëveshje.

Sipas tij kanë ngelur jashtë shumë komisione të tjera të rëndësishme të propozuara nga opozita dhe se kjo pjesë e parë nuk ka atë bëjë me marrëveshjen, por me zbatimin e Kushtetutës.

Për atë që ka ndodhur dje që thuhet se është realizuar një marrëveshje nuk është asgjë më shumë se zbatimi i një ligji kushtetues që tregon se opozita dhe parlamenti duhet të zhvillojnë kontrollin e qeverisjes.

Marrëveshja që ka të bëjë me dy komisionet parlamentare ka një pikëpyetje për shkak se ende nuk është përcaktuar e sa është gjerësia e kësaj marrëveshje.

 Bëhet fjalë për një proces të nisjes së komisioneve për aq sa përcakton koha dhe kapacitetet që ato të funksionojnë normalisht.

Këtu duket se ka një debat ndërkohë që jashtë vëmendjes kanë mbetur disa komisione të tjera të rëndësishme si marina Durrës, komisioni hetimor për McGonigal, apo ato për çështje të tjera të ligjit të investimeve.

Është e paqartë se me çfarë kriteri janë zgjedhur këto dy komisione, pasi nuk është qartësuar asgjë dhe as kohështrirja e këtyre kërkesave.

Pjesa e parë është rikthim te kushtetuta sepse po të mos kishte qenë rezistimi në parlament kjo nuk do kishte ndodhur, pastaj pesha e dytë mund të konsiderohet si marrëveshje por ka shumë hije.

Megjithatë është herët të flasim për shkak se ende nuk e dimë se si do funksionojë se deri tani është folur vetëm për një parim. Është ende herët për ta gjykuar.

Më tej ai shtoi se ka një propozim nga maxhoranca për ristrukturim të parlamentin ndërsa theksoi se asnjë qeveri nuk ka interes të shkojë në zgjedhje duke pasur një tension të tillë në kuvend. Sipas tij tashmë opozita duhet të prodhojë aksione të tjera.

Në raport me nënkomisonet ka një propozim që mesa duket është propozim i maxhorancës për ristrukturimin e parlamentit, një model tjetër i punës së këtij parlamenti.

Ajo që mbetet për tu theksuar është fakti që ka qenë një marrëveshje apo bisedime ku të dyja palët kanë përfituar nga njëra tjetra dhe PS e ka bërë nga presioni i ndërkombëtarëve por dhe për faktin se asnjë qeveri nuk është e interesuar që të shkojë në zgjedhjeve me këtë tension në parlament.

Presionet nuk ofrojnë mbështetjeje për qeverinë, por rrisin mbështetjen për opozitën. Pra duhet të jetë e qartë për opozitën dhe qytetarët që ajo që është bërë dje është rikthimin në një punim normal i parlamentit.

Rezistenca e opozitës përballë qeverisë do duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme dhe do duhet të prodhojë aksione të tjera për krijimin e një qeverie teknike para 4-5 muajsh para zgjedhjeve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy