
Djathi i prodhuar nga qumështi i të imtave, dele dhe dhi, pritet të pësojë rritje me rreth 38%. Kreu i shoqatës së fermerëve, Ervin Resuli, e konsideroi vendimin e prodhuesve abuziv dhe vjedhje e hapur e konsumatorit. Ndërkohë Donjaldo Hoxha, nga industria e përpunimit të qumështit e justifikoi rritjen me mungesën e lëndës së parë.



