Në fshatin Varibop banorët ankoheshin për rrugen e pa shtruar dhe problematikat e saj.
Xhadat janë rikthyer për të tretën herë në këtë zonë.
Këtë herë, situata kishte ndryshuar, pasi punimet për asfaltimin e rrugës kishin përfunduar dhe segmenti kryesor i fshatit ishte i shtruar me asfalt.
Banorët shprehen të kënaqur me përfundimin e punimeve, duke theksuar se rruga ka qenë një problem i hershëm për komunitetin dhe se përmirësimi është i ndjeshëm në jetën e përditshme dhe në lehtësimin e qarkullimit.
Sipas tyre, investimi ka ardhur pas një pritjeje të gjatë dhe ka sjellë zgjidhje për një shqetësim të vazhdueshëm.
Në një komunikim telefonik, kryetari i njësisë administrative Cakran, Ferdinand Korçari, u shpreh se ndërhyrja në këtë zonë ishte e domosdoshme dhe se punimet janë realizuar në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin e zonave rurale dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Banorët e Varibopit shprehen se ky investim është realizuar pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe se rruga tashmë është funksionale dhe në shërbim të komunitetit.
Në fund ato falenderojnë Xhadat për ndjekjen dhe ngritjen e kësaj problematike deri në zgjidhjen e saj.



