Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së shtëpive, 2 të arrestuar

Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së shtëpive, 2 të arrestuar

Policia e Gjirokastrës ka goditur një grup hajdutësh, që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës së Këlcyrës.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Stacioni i Policisë Këlcyrë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mazhan", u bë  identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, konkretisht shtetasit: J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë”, tha policia vendore.

Baza e grupit ishte një banesë e vjetër në fshatin Maxhan, nga dhe ku mori emrin operacioni. Aty autorët mbanin të fshehura materialet e vjedhura dhe armatimet. Një pjesë e sendeve të vjedhura ishin shitur.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy