
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi në Facebook, fotografi nga pasojat e lëna nga bombardimet ruse në qytetet e vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se agresorët do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka kanë bërë në Ukrainë.
Do të jenë përgjegjës për gjithë sa kanë bërë kundër ukrainasve. Do të jenë përgjegjës për Bucha, Kramatorsk, Volnovakha, Okhtyrka. Për Hostomel dhe Borodyanka. Për Izyum, për Mariupol dhe të gjitha qytetet e tjera të Ukrainës. Kurrë më.



