Drishti: Mësuesit janë të mbingarkuar dhe të keqpaguar

Drishti: Mësuesit janë të mbingarkuar dhe të keqpaguar

<p>Pak ditë më parë, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka folur për zbatimin e sistemit të ri të kualifikimit të mësuesve që përcakton gradimin e tyre çdo tre vite. Evans Drishti, mësues, thotë se më shumë sesa gradimi i mësuesve duhet nxitur bashkëpunimi me drejtuesit. Drishti tha së mësuesit janë të mbingarkuar dhe të keqpaguar. &nbsp;&nbsp;</p> <blockquote> <p><em>Në sistemin arsimor parauniversitar, ajo që duhet thënë është se preokupimi i jashtëzakonshëm i një arsimtari për të arritur në këto nivele është i madh për të plotësuar dosjet për të qenë pjesë e sistemit dhe provimit që nuk është aspak e lehtë. </em></p> <p><em>Nuk është normale që arsimtari të mbetet te marrja e një grade. Ai duhet të jetë bashkëpunëtori më i mirë me drejtuesit. Në Shqipëri ka mësues të mirë, që fatkeqësisht për shkak të kushteve dhe rrethanave dhe për shkak të raporteve me drejtuesit, mbeten thjesht te ai kualifikim, me një certifikatë dhe një vlerësim. Është e rëndësishme që gradat të stimulohen në mënyrë të vazhdueshme sepse pagat nuk i përgjigjen gjithë atij preokupimi të një mësuesi për të arritur pikërisht te ajo gradë. &nbsp;</em></p> <p><em>Mësuesit janë të ngarkuar. Plotësimi i ditarit të merr një kohë të gjatë. Tashmë ka hyrë platforma SMIP, në të cilën duhet të jesh shumë rigoroz. Janë edhe shkresat e DAR, të cilat nuk kryhen as për një orë të caktuar, as për një ditë të caktuar. Ngarkesa është e paimagjinueshme. Ngarkesa nuk korrespondon me pagesën dhe mbështetjen ekonomike që marrin mësuesit shqiptarë. </em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy