Tirana festoi ndërrimin e viteve duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve nga ballkoni

Tirana festoi ndërrimin e viteve duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve nga ballkoni

Viti i Ri 2021 mbërriti edhe në Shqipëri, por këtë herë festa u shkoi njerëzve nëpër shtëpi.

Të gjithë qytetarët në Tiranë dhe qytete të tjera shijuan pak pas mesnate spektaklin e fishekzjarrëve, nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive të tyre.

Tirana dhe qytetet e tjera pritën ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiellin e kësaj mbrëmjeje.

Këtë vit në të gjithë botën, Viti i Ri 2021 erdhi në një atmosferë ndryshe, pa njerëz në sheshet kryesore të qyteteve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Në të 11-të njësitë administrative të Tiranës, në 11 vende publike një spektakël fishekzjarrësh shpërtheu në qiell, i shijuar nga banorët e kryeqytetit nga ballkonet e shtëpive të tyre.

Më të gëzuar janë fëmijët që shijojnë me kënaqësi spektaklin e fishekzjarreve, ndërsa  të rinjtë me celularët në duar nxituan të fiksojnë fotografitë e kësaj nate magjike, që këtë vit erdhi ndryshe në shumë vende të botës.

Çdo vit ishte bërë traditë që të kishte një spektakël fishekzjarrësh për të pritur Vitin e Ri në sheshin “Skënderbej”, por këtë herë për shkak të pandemisë, shkoi festa te njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy