Detaje/ Vrasja në Laç, kush është biznesmeni që u ekzekutua

Detaje/ Vrasja në Laç, kush është biznesmeni që u ekzekutua

Mbrëmjen e së shtunës, Laçi u trondit nga një ngjarje kriminale ku për pasojë mbetën të vdekur dy persona.

4 persona me uniforma policie, hyn nw hotel A&A dhe ekzekutuan biznesmenin Paulin Gjergji Marku dhe Bujar Hasani Lika.

Burime nga grupi hetimit bëjnë të ditur se ekzekutorët derdhën dhjetëra plumba blindshpues mbi 2 biznesmenët.

Në vend, mbeti i vrarë, Lika, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt.

Paulin Gjergji Marku, personi në foton e mëposhtme, u plagos rëndë. 53-vjeçari humbi jetën, më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Ai njihej më së shumti si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë.

Gjergji zotëron disa kompania si “Antoni New-York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania-n”.

Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy