Marrëveshja për targat, Borell: Bashkëpunimi me SHBA, pozitiv

Marrëveshja për targat, Borell: Bashkëpunimi me SHBA, pozitiv

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme Josep Borrell në fjalën e tij  para anëtarëve të Parlamentit Evropian ka falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, më tej ka theksuar se bashkëpunimi me SHBA-të është shumë i mirë. Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

Në Ballkanin Perëndimor, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë e cila është zgjidhur falë punës së mirë të të Dërguarit tonë Special, Miroslav Lajçak më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv.

Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë saktësisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy