Cakrani: Reformë kriminale në drejtësi, standarde të dyfishta në vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve (VIDEO)

Cakrani: Reformë kriminale në drejtësi, standarde të dyfishta në vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve (VIDEO)

Procesin e vetingut në kuadër të reformës në drejtësi, avokati Kujtim Cakrani, e cilëson të vonuar duke thënë se për dy muaj bëhen gjashtë vite që nga nisja e saj.

Ai tha se ka qenë nga ata avokatë mosbesues duke pasur parasysh realitetin shqiptar që sipas tij, politika dhe ambienti mosbesues kërkon të kapë reformën në drejtësi.

Për MCN Live, Cakrani deklaroi se ne duhet të kuptojmë se reforma në drejtësi nisi si një domosdoshmëri e qytetarëve shqiptarë.

Ne e relativizojmë të keqen, kemi hequr gjyqtarë dhe prokurorë që gjenden jashtë sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi nuk ka pritshmëritë e qytetarëve se kemi marrë modelin më të keq që mund të jetë sot, atë italian, edhe në emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, dhe promovimin. Ndërkohë Italia kërkon të dalë nga ky sistem.

Ne zgjodhëm këtë model, unë nuk e di kush e solli këtë model drejtësie në Shqipëri, ky është një implementim. Nëse SHBA donin të implementonin sistem drejtësie, le të implementonin sistemin e tyre. Ne nuk jemi vend eksperimental! Sot bëjmë 6 vjet, kanë nisur gjyqe në vitin 2010 dhe sot i kanë gjyqet në Gjykatën e Lartë. Sot ke 40 mijë dosja në Gjykatën e Lartë, 20 mijë dosje në Apelin Administrativ. Kush e ka fajin?

Fajin e kanë ata që na futën atë sistem. Ti le vendin pa Gjykatë Kushtetuese! Duke hequr Kushtetuesen ti i dhe mundësinë të kalonte qeveria ligje kriminale, që Presidenti me të drejtë i ka kthyer, por Parlamenti i ka votuar sërish. Prerja e kokës së Gjykatës Kushtetuese dhe eliminimi i Gjykatës së Lartë, çoi në reformë kriminale.

Sipas tij, nuk mund ta hiqen gjyqtarë dhe prokurorë në mënyrë  anonime, duke denoncuar se kanë ikur gjyqtarë dhe prokurorë me integritet, duke ngritur si shqetësim se nuk mund të zhdukësh brenda natës Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Duke u ndalur te rasti i gjyqtarit Sokol Ngresi, për të cilin tha se i kishte vjedhur pastruesja 40 mijë euro, denoncoi se nuk është përmendur si fakt gjatë procesit të vetingut, ndonëse u dënua pastruesja.

Ky fakt nuk iu nënshtrua fare shqyrtimit as nga KPA as nga KPK. Standardet janë të dyfishta. Procedura e ndjekur për një gjyqtar apo prokuror, nuk është ndjekur për një tjetër. Kemi 6 vjet dhe nuk kemi shkuar akoma te mesi i rrugës, kemi dhe 6 vjet të tjera që të përfundojë vetingu i gjithë këtyre që janë sot në sistem gjë që nënkupton se kërkon 10-12 vjet. Qytetarët sa duhet të presin dhe pse duhet të presin kaq gjatë për të bërë një reformë? Sot po hyjnë në magjistruaturë, që po bëhen vetëm me mesatare.

Nëse do shohësh listën, të gjithë janë nëpunës të shtetit, nuk sheh asnjë me profesion avokat që të jetë bërë pjesë e shkollës së magjistraturës. Problemi qëndron, nëse kemi ndërhyrë në Kushtetutë 7 herë nga viti -98-të e deri sot, e kemi bërë si rregullore ndërmarrje. Nuk ka më mirë se avokatët të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. Nëse do të bësh këtë reformë çoji avokatët në Gjykatë të Lartë, që mund të bëjnë edhe Shqipërinë dhe karrierën e tyre. Kundër shtetit nuk fiton njeri gjyqe, kanë marrë urdhër. Nëse në vitin ’99-të u bë reformë për të hequr ata të plepave, përsëri po bëhet e njëjta gjë për të kapur reformën në drejtësi.

Këtë vend po e shkatërrojnë me dijeni të plotë, në emër të reformës në drejtësi. Nëse DASH më thotë se qeveria shqiptare është e korruptuar dhe çdo hallkë është e korruptuar. Këtu është i korruptuar gjithë sistemi.

Sipas tij nëse nuk do ishte Ilir Meta President, Gjykata Kushtetuese do ishte kapur dhe se Presidenti duhet vetëm për Kushtetuesen, për emërimin e gjyqtarëve, pasi në të kundërt nuk ka asnjë rol tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy