Dy raketa të cilat kishin si shenjestër një anije luftarake amerikane në brigjet e Jemenit nuk kanë arritur ta godasin atë, pasi raketat përfunduan në ujë. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Marinës Amerikane, i cili ka thënë se nga sulmi nuk ka pasur dëme materiale dhe as të lënduar.



