
Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës, kanë protestuar këtë të premte për vonesat e nisjes së punimeve. Ata thonë se shpeshherë kanë kërkuar informacion lidhur me këtë fakt, ndërsa nuk kanë marrë asnjë informacion nga bashkia e qytetit bregdetar.



