
Yoshihiro Hidaka, president i kompanisë së njohur japoneze Yamaha Motor Co., mbeti i plagosur në krahë, pasi u sulmua me thikë kuzhine nga vajza e tij 33-vjeçare.
Lajmi raportohet nga mediat japoneze, sipas të cilave sulmi ka ndodhur në shtëpinë private të Hidakës në Iwata, prefektura Shizuoka.
Vajza e presidentit 61-vjeçar të Yamaha-s, Hana Hidaka, u arrestua nga policia e akuzuar për tentativë vrasje.
Sipas mediave japoneze, ishte vajza e Hidakës ajo që ka kontaktuar me telefon policinë, duke pretenduar se është rrahur nga babai i saj.



