Pylli siberian digjet në mënyrë të pakontrolluar, ushtria që kujdeset për të e angazhuar në Ukrainë

Pylli siberian digjet në mënyrë të pakontrolluar, ushtria që kujdeset për të e angazhuar në Ukrainë

Pyjet siberiane po digjen në mënyrë të pakontrolluar pasi njësitë ushtarake ruse që zakonisht kujdesen për to janë zhvendosur për të luftuar në Ukrainë.

Zjarret e mëdha po bëhen më të zakonshme në Siberi mes stinës së pranverës dhe vjeshtës. Jessica McCarty, studiuese e klimës në Universitetin e Miamit, SHBA tha për faqen Axios:

Meqë zjarret më të mëdha shpesh kërkojnë që avionët ushtarakë t’i vënë nën kontroll, është në diskutim që kjo aftësi do të jetë në dispozicion edhe gjatë verës nëse lufta vazhdon. Ose do të ketë më shumë zjarre... ose këta avionë dhe personeli do të tërhiqen nga Fronti Perëndimor dhe do të dërgohen në Siberi”.

Greenpeace Rusia tha se zona aktuale e prekur nga zjarret tashmë ka dyfishuar shtrirjen e saj në krahasim me prillin 2021. Situata duket veçanërisht alarmante në rajonet Omsk dhe Kurgan, ku ka shumë zjarre të pakontrolluara, dhe ku tymi kërcënon qytetet dhe autostradat.

Zjarret paraqiten veçanërisht të rrezikshëm në një rajon si Siberia pranë Rrethit Arktik, pasi ato lehtësojnë më tej shpërbërjen e permafrostit, i cili lëshon dioksid karboni dhe metan në atmosferë. Metani, në mënyrë të veçantë është një gaz i fuqishëm serë që ndikon seriozisht në fenomenin e ngrohjes globale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy